Vuçiq: Me fitoren e Trumpit, mund të nisim të flasim për paqen në Ukrainë

- Bota Sot

Vuçiq: Me fitoren e Trumpit, mund të nisim të flasim për paqen në Ukrainë

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, në takimin e Komunitetit Politik Evropian që po zhvillohet më 7 nëntor 2024 në Budapest, ka thënë se me presidentin e ri të zgjedhur në ShBA do të ketë mundësi që t’i jepet fund luftës së nisur të Rusisë në Ukrainë.

“Tani ka një shpresë që mund të nisim të flasim për Ukrainën për diçka që dikur i quanim ‘paqe’ e ‘armëpushim’, sepse këto fjalë nuk ishin të famshme aspak. T

ani besoj se këto fjalë sërish po bëhen të pashmangshme në fjalorin tonë ditor. Shpresoj që njerëzit do të shfrytëzojnë mundësinë e fitores së Trumpit”, u shpreh Vuçiqi në hyrje të samitit.

Ai përmendi edhe rënien e qeverisë në Gjermani, gjë e cila tha se përkeqëson situatën në tërë Evropën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot