Një javë pas përmbytjeve, çfarë ka mbetur në Valencia, ende 93 të zhdukur

- Bota Sot

Një javë pas përmbytjeve, çfarë ka mbetur në Valencia, ende 93 të zhdukur

Zyrtarisht 93 persona janë ende të zhdukur pothuajse 10 ditë pasi përmbytjet goditën Spanjën juglindore tetë ditë më parë, sipas të dhënave të fundit zyrtare të publikuara dje, të mërkurën.

Me sqarimin se ky numër “mund të rritet ose të zvogëlohet, në varësi të identifikimit të personave që kanë vdekur, raporteve të reja të zhdukjeve, apo zbulimeve të personave që janë gjallë”.

Përmbytjet shkatërruese dhe rrëshqitjet e tokës, që lanë pas të paktën 219 të vdekur, kryesisht në Valencia, kanë lënë gjurmët e tyre kudo. Ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet pasi ekipet e shpëtimit arrijnë në zonat e paarritshme më parë.

Rreth 15,000 vullnetarë kanë mbërritur në Valencia për të ndihmuar në përpjekjet e vazhdueshme të pastrimit pas përmbytjeve vdekjeprurëse.

Vullnetarët drejtohen në ndërtesat publike, të cilat janë kthyer në qendra koordinimi. Aty të gjithëve u jepet një bluzë e zezë ku shkruhet “vullnetar” dhe ndahen në grupe me përgjegjësi të përcaktuara. Më pas ata dërgohen me autobus në zonat që kanë pësuar dëmet më të mëdha nga përmbytjet, të cilat kanë vrarë të paktën 219 persona.

Projekti kolosal i pastrimit koordinohet nga qeveria federale e Valencias. Për të qenë në gjendje të menaxhojë numrin e madh të vullnetarëve, është kërkuar që ata të vijnë gradualisht.

Mijëra njerëz prisnin me durim në radhë për të hipur në autobus, duke mbajtur me vete lopata, kova me fshesa dhe të veshur me çizme gome dhe maska ​​​​mbrojtëse.

Përballë shkallës së fatkeqësisë, qeveria e Pedro Sanchez njoftoi një ndihmë urgjente prej 10.6 miliardë eurosh, si për të ofruar ndihmë të drejtpërdrejtë për banorët dhe bizneset e prekura nga përmbytjet, ashtu edhe për të financuar projektet e rimëkëmbjes nga bashkitë.

Dje të mërkurën, Banka Evropiane e Investimeve (EIB), e cila drejtohet që prej janarit nga ish-ministrja e Ekonomisë e Spanjës Nadia Calvinho, njoftoi dhënien e ndihmës financiare prej 900 milionë eurosh për rindërtimin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot