Rusia i vazhdon sulmet ndaj qyteteve ukrainase

- Bota Sot

Rusia i vazhdon sulmet ndaj qyteteve ukrainase

Rusia i ka vazhduar sulmet ndaj qyteteve ukrainase mëngjesin e së premtes, duke e goditur rajonin jugor Odesa, si dhe Harkivin, qytetin e dytë më të madh të vendit.

Së paku një person u vra dhe 38 të tjerë u plagosën, përfshirë një foshnje, sipas zyrtarëve rajonalë.

Një sulm i madh me dronë gjatë natës në Odesa la një person të vdekur dhe nëntë të plagosur, raportoi Shëbimi Emergjent i Ukrainës, duke shtuar se gjithashtu u dëmtuan ndërtesa banimi, biznese, shkolla dhe depo.

Harkivi u sulmua për ditën e dytë me radhë të premten, tha kryetari i qytetit, Ihor Terekhov.

Një raketë ruse e goditi një ndërtesë të lartë banimi në qarkun Saltiv të qytetit, duke i plagosur 25 njerëz, përfshirë një foshnje tremuajshe, tha Terekhov.

Ndërtesat historike dhe banesore në qendër të qytetit u dëmtuan gjithashtu, shtoi ai.

Në rajonin e Kievit u plagosën katër njerëz, dy prej të cilëve rëndë, tha guvernatori rajonal, Ruslan Kravchenko.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL



Lexoni të gjitha në Bota Sot