Fshati zviceran i kërcënuar sërish nga rrëshqitja e madhe e gurëve, duhet të evakuohen qytetarët

- Bota Sot

Fshati zviceran i kërcënuar sërish nga rrëshqitja e madhe e gurëve, duhet të evakuohen qytetarët

Një fshat i vogël zviceran që tërhoqi vëmendjen globale vitin e kaluar kur u evakuua për shkak se kishte rrezik që mbi të faqja e malit të binte, ka sërish të njëjtin problem, thanë zyrtarët lokalë të shtunën.

Komuna e Albulës në Zvicrën lindore, e cila përfshin fshatin Brienz, përmendi rrezikun e një rrëshqitjeje si ajo që fshatin për pak nuk e preku në qershor të vitit të kaluar pas evakuimit të fundit.

“Ekipi drejtues i bashkisë së Albula/Alvra po përgatit një evakuim paraprak të Brienz/Brinzauls,” tha ajo në platformën e mediave sociale X.

Një konferencë për banorët do të mbahet në orën 19:00.

Autoritetet urdhëruan 84 banorët e tij që të braktisnin fshatin më 12 maj të vitit 2023 nga frika se mund të mbulohej nga shkëmbinjtë që binin, shkruan Reuters.



Lexoni të gjitha në Bota Sot