Tym e flakë, dalin pamjet nga sulmi me dronë në Moskë - mbyllen dy aeroportet

- Bota Sot

Tym e flakë, dalin pamjet nga sulmi me dronë në Moskë - mbyllen dy aeroportet

Mëngjesin e sotëm, kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, ka njoftuar se 32 dronë kanë sulmuar kryeqytetin rus.

Ai pretendon se në Ramenskoye, sistemi i mbrojtjes ajrore ka arritur të rrëzojë dy dronë që ishin nisur drejt Moskës.

Sobyanin shtoi se pak minuta më vonë dy dronë tjerë janë rrëzuar në periferi të Moskës, ndërsa mediat ruse raportojnë se aeroportet Vnukovo dhe Domodedovo në Moskës janë mbyllur.

Ky vendim është marrë për arsye të sigurisë, e të gjitha fluturaket janë udhëzuar të aterrojnë në aeroportet tjera ruse.

Deri më tani nga Kievi nuk janë deklaruar lidhur me këto sulme me dronë në kryeqytetin e Rusisë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot