Shqiptarë, shembjani këtë mur e mbroni lirinë!

- Bota Sot

Shqiptarë, shembjani këtë mur e mbroni lirinë!

35 vite nga rënia e Murit të Berlinit Shqipëria nuk shkëputet nga muret ideologjike të diktaturës!

Zhgënjimet e mëdha mbas 35 vitesh nga rënja e murit të Berlinit,ato nuk e zbehin, por e nxjerrin dhe më shumë në pah nevojën e shembjes së mureve që vazhdojnë të ngrihen kudo sidomos nga politika shqiptare që nuk i denuan krimet e komunizmit.

Shqipëria si vend stalinist në të kundërtën e Europës juglindore, jo vetëm nuk ju bashkua europës demokratike për të dhënë drejtsi për mijëra të vrarë, e mijëra të burgosur, por ngriti në pedistal ideologjinë e diktaturës duke nderuar xhelatët që kryen krime çnjerzore. I vetmi vend në Europë që nuk ka një ditë përkujtimore për viktimat e komunizmit, por as nuk ka një ligj për denimin e krimeve të komunizmit. 

Europa feston madhërishëm shembjen e murit që ndate dy botë, Shqipëria vazhdon rrugën e stalininizmit duke ndërtua mure ideologjike e duke helmuar brezin e ri sikur Shqipëria ndërton “demokraci”

35 -40 % e shqiptarve antikomunistë përballen me represionet ideologjike të së majtës që nuk dha llogari për krimet e komunizmi. Gjaku i mbi 6000 shqiptarve të pafajshëm presin një varr në tokën e tyre se ju kan zhdukur kufomat, mijëra të burgosur politikë shkojnë në botën e amshuar të përbuzur dhe të lënë në harresë nga politika postkomuniste shqiptare.

Shqiptarë mos heshtni ndaj veprimit politik të politikanve trashgimtarë të diktaturës që ngrejnë mure për të mposhtur lirinë që na dha shembja e murit të Berlinit. Akoma ne antikomunistave shqiptar na jehonë thirrja e Presidentit anerikan Roland Regan: “Zoti Gorbaçov hape këtë portë! Zoti Gorbaçov rrëzoje këtë mur! 

Muret bien,kur nuk i durojnë njerzit që duan lirinë.

Është koha që shqiptarët ta shembin këtë mur që u rindërtua nga pasardhsit e diktaturës!



Lexoni të gjitha në Bota Sot