Gënjeshtra e një fëmije përfundoi me prerjen e kokës së mësuesit Samuel Paty!

- Bota Sot

Gënjeshtra e një fëmije përfundoi me prerjen e kokës së mësuesit Samuel Paty!

Katër vjet pasi mësuesit francez Samuel Paty iu pre koka pas një mësimi për lirinë e shprehjes, disa persona tani po ndiqen penalisht! 

-Edhe në Norvegji mësuesit hezitojnë ti bëjnë këto diskutime, thotë Abid Raja.

Të hënën e kësaj jave filloi gjyqi kundër tetë të rriturve që akuzohen se kanë kontribuar në këtë vrasje e cila shkaktoi një stuhi protestash në Francë. Vrasja makabër e vuri në qendër të vëmendjes lirinë e fjalës dhe blasfeminë në Francë. Mësuesi Samuel Paty u vra sepse u përpoq tu mësonte nxënësve të tij lirinë e fjalës dhe shprehjes.

- Edhe pse ne në Norvegji nuk do të kemi kurrë kushte dhe situsta të ngjashme, mësuesit norvegjezë hezitojnë të debatojnë tema të nxehta si homoseksualiteti, hixhabi, hebrenjtë, islami apo karikaturat, thotë politikani dhe autori Abid Raja.

Ai vetë sapo është marrë në mbrojtje të  policisë sepse flet me zë të lartë për “kontrollin” e forcave konservatore myslimane në Norvegji që kanë në këto mjedise.

“Duhet të flasim për këtë, sepse fëmijët dhe të rinjtë e sotëm meritojnë të jenë të lirë nga konservatorët që përpiqen të “ushqejnë dhe të kontrollojnë”, thotë Raja për Nettavisen dhe shton se ai vetë nuk ka ndërmend të heshtë edhe pse, është nën mbrojtjen e policisë.

-Në gjyqin kundër të tetëve në Francë, gjykata në Paris do të dëgjojë se si gënjeshtrat e një vajze 13-vjeçare dolën jashtë kontrollit dhe përfunduan si një fushatë ndërkombëtare urrejtjeje, në rrjetet sociale, shkruan BBC.

Dy nga personat akuzohen se e kanë identifikuar Paty si blasfemues në internet. Këta miq të Anzorovit akuzohen për ndihmën e tyre në logjistikë në lidhje me vrasjen, ndërsa katër persona të tjerë janë akuzuar për afrimin e ndihmës në rrjetet sociale.

Gjithçka filloi më 6 tetor 2020 kur mësuesi Samuel Paty duhej tu mësonte adoleshentëve të rinj për lirinë e shprehjes.

Në lidhje me këtë, ai tregoi një karikaturë të Muhamedit nga revista Charlie Hebdo, e cila u bë shkak i sulmit  terrorist në redaksinë e revistës, përderisa 12 persona u vranë në sulm.

Gënjeshtra për mësimdhënien!

Përpara se Paty të tregonte vizatimin, ai u kërkoi fëmijëve; nëse ndonjëri ka frikë ose do të ndjehet keq nga vizatimi, të largohet nga klasa!

Të nesërmen, një nga nxënësit, një vajzë 13-vjeçare, u pyet nga babai i saj, pse ajo nuk donte të shkonte në shkollë? Vajza më pas dyshohet se gënjeu duke thënë se  “ishte disiplinuar” dhe kishte kundërshtua mësuesin Paty kur ai u kërkoi muslimanëve të largoheshin nga klasa sepse ai do të tregonte fotot nudo të profetit!!

Është vërtetuar se Paty nuk u ka thënë muslimanëve të largohen nga klasa. Edhe pse vajza  “ishte e disiplinuar” por jo për arsyen që i tha babait të saj. Ajo nuk ishte në klasë kur u shfaq vizatimi, shkruan BBC.

Video e gënjeshtrave të përhapura në internet!

Babai ka reaguar ashpër ndaj historisë së vajzës së tij. Ai i kërkoi asaj që të ritregonte akuzën në një video, pastaj e postuan në Facebook së bashku me emrin e mësuesit.

Më vonë, një islamist vendas bëri një video 10-minutëshe në internet të quajtur "Islami dhe Profeti fyhen në shkollën publike".

Brenda pak ditësh, akuzat u përhapën në mbarë botën përmes rrjeteve sociale. Mësuesi Paty u tha kolegëve se e kishte shumë të vështirë të ekspozohej ndaj një fushate urrejtjeje në mediat sociale.

Babai dhe islamisti vendas akuzohen se e kanë identifikuar Paty si blasfemues në internet. Ata i kanë pranuar faktet, por thonë se kurrë nuk kanë inkurajuar vrasje dhe për këtë arsye nuk mund të dënohen për këtë!

Një nga ata që lexoi akuzat e rreme kundër mësuesit Paty ishte një refugjat 18-vjeçar nga Çeçenia, Abdoullah Anzorov. Ai jetonte në Rouen, afërsisht 80 kilometra në perëndim të Conflans-Sainte-Honorine.

“Një mësues i ka treguar klasës së tij një fotografi të të Dërguarit të Allahut lakuriq”, ka shkruar ai në celularin e tij.

Katër persona të tjerë akuzohen se kanë inkurajuar Anzarov për të kryer vrasje, përmes bisedave në Twitter dhe Snapchat. Miqtë e Anzarov gjithashtu mohojnë fajësinë penale. Ata do të pretendojnë se nuk e dinin që 18-vjeçari kishte plane konkrete për vrasje.

- Shumë mësues në Francë ndjejnë frikë ekstreme, por ka shumë sish që e kan lënë profesoinin.

Duhet të kuptojmë se edhe në Norvegji kemi shumë mësues që hezitojnë të ngrenë disa tema nga frika e hakmarrjes, thotë Abidi Raja i cili i referohet postimit të lexuesëve nga 37 mësuesë në shkollën e katedrales së Oslos.

“Mësuesit janë në ankth për tu filmuar kur japim mësim për tema të diskutueshme. Ndjejnë se po lëvizim mbi akull të hollë.” shkruhet ndër të tjera në kronikë, pasi që mësuesit ishin akuzuar për racizëm në llogarinë Instagram, Racism në Norvegji!

Ne muslimanët duhet të jemi në gjendje të zhvillojmë një debat për lirinë e shprehjes, njëherit duhet të jemi në gjendje të flasim edhe për votimin e mbrendshëm! (Fëmijët e kopshtit mësojnë të bëjnë dallimin midis "zërit të jashtëm" dhe "zërit të brendshëm"edhe pse niveli i zhurmës në çerdhe mund të jetë shumë i lartë), thotë Raja.

Abid Raja e di mirë këtë çështje, prandaj  e përmend rastin në librin "Nderi ynë dhe frika jonë".

Ai thotë se tani është i emocionuar për gjykimin në Francë dhe se deri ku shkon përgjegjësia shtesë në këtë rast. "Shpresoj që bashkëpërgjegjësit të marrin dënimin që meritojnë dhe rasti të bëhet diçka nga e cili të gjithë të mësojmë, thotë ai./Nettavisen/ Kjetil Bortelid Mæland



Lexoni të gjitha në Bota Sot