Zelensky dënon sulmet ruse me dronë në Ukrainë

- Bota Sot

Zelensky dënon sulmet ruse me dronë në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dënuar një numër rekord të sulmeve me dronë në vendin e tij, të nisura nga Rusia.

“Mbrëmë, Rusia lëshoi ​​një rekord 145 dronë ‘Shaheds’ dhe drone të tjerë sulmues kundër Ukrainës”, postoi sot Zelensky në X duke iu referuar dronëve kamikaze të prodhuar nga Irani.

”Rusia ka sulmuar Ukrainën gjatë javës me më shumë se 800 bomba ajrore të drejtuara, rreth 600 dronë sulmues dhe gati 20 raketa të llojeve të ndryshme”, tha Zelensky.

”Një terror i tillë nuk mund të ndalet me fjalë dhe vrasja e fëmijëve dhe humbja e njerëzve të dashur nuk mund të harrohen. Siguria nga terrori është e pamundur pa vendime të guximshme – kjo është e qartë për çdo vend. Pa drejtësi, nuk ka paqe të qëndrueshme dhe është mjaft realiste që Ukraina ta arrijë atë”, shkroi presidenti ukrainas.



Lexoni të gjitha në Bota Sot