Sulmi me thikë ndaj katër të rinjve në Ferizaj/ Grida Duma ngre shqetësimin

- Bota Sot

Sulmi me thikë ndaj katër të rinjve në Ferizaj/ Grida Duma ngre shqetësimin

Në nisje të emisionit në Top Story, moderatorja Grida Duma u ndal në një ngjarje që tronditi Ferizajn, ku një person goditi me thikë katër të rinj, kalimtarë të rastit.

Duma tha se sipas raportimeve dyshohet se autori është një person i alkoolizuar dhe që vuan nga problemet e shëndetit mendor.

Ajo e vuri theksin pikërisht në këtë problem, atë të sëmundjeve mendore, duke thënë se pak trajtohen.

“A ishte ky rasti i një individi me një patologji mendore apo me problemet mendore siç raportojnë mediat… jemi të rrezikuar nga jeta e normalshme në kuptimin sesi duhet të sillemi me ta, nëse duhet të jemi të qartë në rrezikun që përfaqësojnë? Një nga problemet më madhore që nuk e trajtojmë mjaftueshëm ka të bëjë me problemet e shëndetit mendor. Një nga problemet e tjera është shëndeti kulturor që në shoqëritë tona zor se e pranojmë që problemet e shëndetit mendor duhet kuruar njësojnë si ato probleme të shëndetit trupor”, tha ajo.



Lexoni të gjitha në Bota Sot