Turbulenca gjatë fluturimit të aeroplanit të Lufthansa që po udhëtonte drejt Frankfurtit, lëndohen 11 persona

- Bota Sot

Turbulenca gjatë fluturimit të aeroplanit të Lufthansa që po udhëtonte drejt Frankfurtit, lëndohen 11 persona

Njëmbëdhjetë persona pësuan lëndime kur një aeroplan i aviokompanisë gjermane Lufthansa që po udhëtonte nga Buenos Aires në drejtim të Frnakfurtit, u godit nga turbulencat mbi Atlantik.

“Për fat të keq, pesë pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit kanë pësuar lëndime të lehta”, tha për Reuters zëdhënësi i Lufthansa.

“Siguria e fluturimit nuk është rrezikuar për asnjë moment”, u tha ndër tjera nga kompania gjermane.

Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor me të zbritur fluturakja në destinacionin e planifikuar.

Bëhet fjalë për një aeroplan Boeing 747-8 që transportonte 329 pasagjerë dhe 19 anëtarë të ekuipazhit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot