Një vit më parë shkaktoi aksidentin ku humbi jetën babai i dy vajzave, ngritet aktakuzë ndaj ish-ministrit kroat të Mbrojtjes

- Bota Sot

Një vit më parë shkaktoi aksidentin ku humbi jetën babai i dy vajzave, ngritet aktakuzë ndaj ish-ministrit kroat të Mbrojtjes

Është vërtetuar aktakuza kundër ish-ministrit kroat të Mbrojtjes, Mario Banozhiq për aksident trafikun e shkaktuar ku humbi jetën një person – 41-vjeçari Goran Shariq, baba i dy vajzave.

Të hënën, më 11 nëntor, u bë saktësisht një vit nga aksidenti i trafikut, por deri më sot nuk ishte ngritur aktakuzës ndaj tij.

Në aktakuzë thuhet se Banozhiq kishte vozitur veturën nga drejtimi i Vinkovcit në drejtim të Zhupanjës. Ai ka vozitur, siç thuhet, me shpejtësi të papërshtatshme dhe duke tejkaluar autokolonën ka kaluar në anën e kundërt, edhe pse shikimi është zvogëluar për shkak të mjegullës dhe dukshmëria është zvogëluar për shkak të mjetit që ka përballë.

Ngritja e aktakuzës u vonua nga mbrojtja e Banozhiqit, e cila u ankua edhe për ekzaminimet mjeko-ligjore si pjesë e provave.

“Nuk e dimë se nga ka ardhur ai dokumentacion, si është marrë dhe, natyrisht, është dashur të ankohemi. Ekspertiza ka kaluar nëpër stacionin policor dhe me sa duket është futur ndonjë dokumentacion për të cilin mbrojtja nuk ka qenë e informuar”, ka thënë avokatja e Banozhiqit, Ksenia Vrzhina.

Megjithatë, Gjykata e Qarkut e hodhi poshtë këtë ankesë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot