Këta janë dy rinjtë që u vra:në në Klinë

- Gazeta e Prizrenit

Këta janë dy rinjtë që u vra:në në Klinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e të mërkurës në Klinë, ku dy persona kanë mbetur të vrarë nga arma e zjarrit. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ndërkaq rrethanat e këtij rasti janë ende të paqarta, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Klinë është Besim Hoti – Joni rreth 19 vjeçar nga fshati Jashanicë.

Gjithashtu, Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se viktimat e këtij rasti tragjik janë Rexhep dhe Albison Shlivova (familjarë).

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se tashmë është arrestuar një person i dyshuar në lidhje me këtë rast.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit