LDK përgatitet për tubimin e 18 nëntorit në Prizren

- Gazeta e Prizrenit

LDK përgatitet për tubimin e 18 nëntorit në Prizren

Dega e LDK-së në Prizren njoftoi se po përgatitet për tubimin që do të mbahet më 18 nëntor në Prizrenit.

Mobilizimi i madh i LDK-së në Prizren, tregon qartë për punën tonë të përditshme në teren me qytetarët e Prizrenit në secilën lagje dhe secilin fshat. Prandaj, sot u mblodhëm për të njëjtën arsye, që të angazhohemi të gjithë bashkë për tubimin e madh të 18 nëntorit që do të mbahet në qytetin tonë duke e mirëpritur kryetarin Dr.Lumir Abdixhiku.
Ky takim me plot entuziazëm tregon që jemi në rrugë të mbarë, që në zgjedhjet e 9 shkurtit të dalim sa më të fuqishëm.
Faleminderit secilit veç e veç për gadishmërinë dhe punën që po e bëni në teren për ta bërë ndryshimin me 9 shkurt. Lidhja Demokratike është dhe do të mbetet alternativa e vetme qeverisëse në Kosovë me një program zhvillimor që prek secilin qytetar.


Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit