Gjermania do të dërgojë furnizime shtesë të mbrojtjes ajrore në Ukrainë

- Bota Sot

Gjermania do të dërgojë furnizime shtesë të mbrojtjes ajrore në Ukrainë

Raportohet se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz për sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

Gjermania është një nga furnizuesit kryesorë evropianë të ndihmës ushtarake për Ukrainën.

“Tani kemi diskutuar shpërndarjen e një sistemi tjetër IRIS-T si dhe punën e ardhshme në zhvillimin e mburojës sonë ajrore”, tha Zelensky.

“Ne kemi diskutuar gjithashtu formatin Ramstein, një bashkëpunim nga i cili kanë përfituar Ukraina dhe partnerët tanë. Është forca jonë kolektive”, shtoi ai.

Bëhet e ditur se Formati Ramstein, i quajtur edhe Grupi i Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, është një aleancë e 57 vendeve që mbështesin mbrojtjen e Ukrainës në përgjigje të pushtimit të Rusisë, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Në fjalimin e tij, Zelensky tha se “Ukraina është mirënjohëse për të gjithë partnerët që e ndihmojnë me sistemet kundër raketave dhe të mbrojtjes ajrore” dhe se Kievi po punon për të rritur më tej furnizimin e sistemeve të tilla.

“Qëllimi strategjik është të arrijmë një nivel praktik bashkëpunimi me partnerët tanë që do të na mundësojë të prodhojmë sistemet e mbrojtjes ajrore dhe antiraketë që na duhen këtu në Ukrainë”, vazhdoi lideri ukrainas.

Ndryshe, Moska nisi një sulm të madh në Kiev të mërkurën për herë të parë në 73 ditë, duke përdorur një kombinim të raketave dhe dronëve.

“Çdo natë dhe çdo ditë, ne po rrëzojmë shahe dhe raketa ruse. Këtë mëngjes, një raketë balistike ruse u rrëzua. Kjo është domethënëse” tha Zelensky. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot