Nga data 15 nëntor shoferët duhet të vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre.
Kështu ka bërë me dije ditë më parë Policia e Kosovës.
“Apelojmë për të gjithë shoferët që të fillojnë përgatitjen e mjetit dhe të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni dimëror”, thuhej në njoftim të policisë.
Sipas policisë pajiset dimërore duhet të vendosen nga data 15 nëntor deri më 15 mars.