Serbia ua paguan drekën nxënësve serbë në Kosovë

- Bota Sot

Serbia ua paguan drekën nxënësve serbë në Kosovë

Që nga e premtja nxënësit që i përkasin komuniteti serb të shkollave të nivelit të ulët dhe të mesëm  në Kosovë do të paguhen nga Serbia 5 mijë dinarë për shujtën e drekës çdo muaj.

Kështu ka marrë vendim, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq i  cili ka ndarë një buxhet për serbët në komunat veriore.

Drejtori i  të ashtuquajturës, zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se përfitues janë 17559 nxënës serbë.

“Do të përfshihen fëmijët në institucionet parashkollore dhe nxënësit në shkollat ​​fillore dhe të mesme. Nga nesër do të gjenden para në llogaritë e prindërve për çdo fëmijë që është në kopsht apo në shkollat ​​fillore dhe të mesme. Shuma në fjalë është 5000 dinarë për fëmijë. [Bazuar në kursin aktual të këmbimit, shënon 42.50 euro]. Çdo muaj pasardhës, pagesa do të bëhet deri në datën e pestë të muajit. Më së shumti do të përfitojnë personat më të cenueshëm socialë”, bëri të ditur Petkoviq.

Këtë vendim të Beogradit zyrtar, serbët lokal e kanë mirëpritur ndonëse disa hezituan të flasin para kamerës.

“Pasi që i kanë larguar të gjithë nga këtu, së paku Vuçiq le të na jap për fëmijët, ata duhet të ushqehen. Kaq asgjë më shumë”, tha një qytetar.

“Nuk shoh asgjë të mirë as për mua as për të tjerët, kaq asgjë të mirë nuk ka”, tha një qytetar tjetër.

Analisti serb Branislav Krstiq e quajti këtë vendim si të ligjshëm për serbët në Kosovë.

“Sipas rregullave ndërkombëtare ajo është e pranueshme, sepse serbët e shtetit të Kosovës e kanë një tapi nga Kushtetuta jonë me qenë nënshtetasit e Kosovës dhe shtetit të Serbisë. Në anën tjetër, ne e kemi qeverinë tonë e cila ka ndarë 1 milionë e 200 mijë euro për organizatat jo qeveritare dhe zhvillimin e programit në luginën e Preshevës, është diçka që shteti ka të drejtë me financu  diasporën e vet”, tha Krstiq.

E kryesuesi i kuvendit komunat në Veri të Mitrovicës, Nexhat Ugljanin tha se Serbia po tenton politikisht të mbaj  serbët në Kosovë me financime të ndryshme.

“Ata nuk do të ndalohen në atë proces, sepse ata po e fuqizojnë mos largimin e serbëve por që nuk ka nevojë largimi i komuniteteve serbe sepse ata janë të barabartë më të gjitha komunitetet”, tha Ugljanin.

Në vazhdimësi shteti serb ka ndarë mjete për serbët që jetojnë në Kosovë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot