Krim i rëndë në Novi Sad, dyshohet se djali ia preu kokën nënës së tij

- Bota Sot

Krim i rëndë në Novi Sad, dyshohet se djali ia preu kokën nënës së tij

Në një vendbanim të Novi Sadit, sot pak pas orës 12:00 dyshohet se djali ka mbytur nënën e tij.

Me të arritur në vend të ngjarjes, policia e ka takuar djalin me gjurmë gjaku nëpër duar dhe trupin e një gruaje pa kokë, raporton portali në gjuhën serbe “192”.

Gruaja e vrarë ishte 77-vjeçe, ndërsa i dyshuari për vrasjen e saj është djali i saj 47 vjeç, dhe siç raportojnë mediat në Serbi, ka probleme psikike.

Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës në vend të ngjarjes, pak pas orës 12:00.

I dyshuari është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë”.

Nga MPB-ja serbe është thënë se dyshohet që gjatë orëve të mesditës, në shtëpinë familjare në Telep të Novi Sadit, “ai e ka vrarë nënën e tij 77-vjeçare”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot