E dhimbshme: Ky është burri që vdiq në QKUK 2 javë pasi u aksidentua me veturën e Policisë në Prishtinë

- Bota Sot

E dhimbshme: Ky është burri që vdiq në QKUK 2 javë pasi u aksidentua me veturën e Policisë në Prishtinë

Pas rreth dy javësh trajtim mjekësor, shoferi që shkaktoi aksidentin në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, ka humbur jetën të dielën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Burimet brenda QKUK-së kanë bërë me dije se viktima ishte duke u trajtuar në Mjekësinë Intensive Qendrore, ku edhe vdiq dje pasdite.

Bëhet fjalë për Adem Llaushën, rreth 67-vjeçar.

Llausha u aksidentua me një veturë të Policisë, mëngjesin e 5 nëntorit, ku u lënduan edhe pesë zyrtarë policorë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

“Raportohet se viktima m/k i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, më datë 17.11.2024 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit  trupi i pa jetë dërgohet në IML  për obduksion.”



Lexoni të gjitha në Bota Sot