Çoçaj tha se nuk e di arsyen se pse iu kërkua një gjë e tillë, por që sipas tij, Shala i kishte thënë se janë të interesuar që të themelojnë këtë organizatë dhe që duhet të gjejnë njerëz, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Ka ardh ka bisedu me mu, “jemi të interesuar ta themelojmë ose do ta themelojmë organizatën SHIK dhe jemi të interesuar për të gjetur njerëz”, tha Çoçaj.
Ai u pyet gjithashtu se kush mendon se ia ka dhënë Ferat Shalës këtë detyrë për të gjetur njerëz.
Sipas dëshmitarit Çoçaj, Ferat Shala ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe ka vepruar në Zonën Operative të Drenicës.
Sipas tij, Shala ka pasur nofkën “Pëllumbi” gjatë kohës së luftës.
Me kaq përfunduan pyetjet e prokurores për këtë dëshmitar për të vazhduar më pas me ekipet e tjera të mbrojtjes. /Gazeta e Prizrenit