Policët e stacionit në Han të Elezit ka arrestuar një 40 vjeçar me inicialet Z. B i cili ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës Themelore të Prishtinës, për veprën penale ‘’ Organizimi dhe pjesëmarrje në grupe terroriste’’.
Ai ishte i dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre vjetësh.
Pas kompletimit të dokumentacionit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt njofton se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.