Gjermania i dërgon 4 mijë dronë Ukrainës

- Bota Sot

Gjermania i dërgon 4 mijë dronë Ukrainës

Gjermania ka financuar “një dërgesë të fshehtë” të 4 mijë dronëve në Ukrainë.

Ukraina kishte porositur dronë me inteligjencë artificiale në shtator nga kompania Helsing, dhe janë paguar përmes një fondi të qeverisë gjermane, shkruan Bildi gjerman.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka konfirmuar dërgesën, duke theksuar se është i lumtur se kjo po ndodhë, kur kërkesat janë rritur dukshëm.

Të njohur si “mini Taurus”, që kanë marrë emrin e raketave më rreze të gjatë veprimi që kancelari gjerman Olaf Scholz ka refuzuar të sigurojë për Ukrainën, pavarësisht presioneve të mëdha për ta bërë një gjë të tillë.

Gjermania është donati i dytë më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën pas Shteteve të Bashkuara, por qëndrimi për dërgimin e raketave me rreze të gjatë veprimi ka mbetur i pandryshuar te kancelari gjerman.



Lexoni të gjitha në Bota Sot