Ja kur publikohen rezultatet e para përfundimtare të regjistrimi i popullsisë

- Bota Sot

Ja kur publikohen rezultatet e para përfundimtare të regjistrimi i popullsisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njofton se është caktuar data e Konferencës për shpalljen e rezultateve të para përfundimtare të Regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024).

Sipas ASK-së, shpallja e rezultateve të para përfundimtare do të bëhet me organizmin e një konference që planifikohet të mbahet më 19 dhjetor 2024.

“Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) gjatë kësaj periudhe njëmujore do të angazhohet maksimalisht në përgatitjen e të dhënave të para përfundimtare dhe publikimin e tyre në një periudhë rekorde brenda 7 muajshe që nga përfundimi i Regjistrimit të Popullsisë në terren.

Ndërkohë që, raportet tematike do të vazhdojnë të publikohen edhe gjatë vitit 2025”, thuhet në njoftim.

Sipas statistikave preliminare të publikuara katër muaj më parë, Kosova ka 1, 586,659 banorë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot