Ka ndërruar jetë Argjira Vout, nëna e dy fëmijëve, e cila jetonte në Londër, por që vinte nga Prishtina.
Për vdekjen e saj kanë njoftuar miq dhe familjarë të të ndjerës.
“Na e theve shpirtin, Gjira e hallës. Je personi më luftarak që kam pa, asnjëherë nuk u dorëzove por me optimizëm dhe buzëqeshje luftove për çdo minutë të jetës… deri në frymën e fundit!
Pusho në paqe engjulli jonë. Do të jesh gjithmonë në zemrat tona”, shkruan halla e saj.