Kryebashkiakët francezë në protestë ndaj shkurtimeve drastike të financave prej qeverisë

- Bota Sot

Kryebashkiakët francezë në protestë ndaj shkurtimeve drastike të financave prej qeverisë

Kryebashkiakët francezë të mbledhur sot në Paris pozuan për foto me shirita të zinj në vend të atyre me ngjyrat e flamurit, në protestë simbolike ndaj shkurtimit të financave të bashkive në 5 miliardë euro, në buxhetin e ri.

Kreu i organizatës së rreth 5000 bashkiakëve David Lisnard tha se qeveria po i përçmon vit pas viti duke reduktuar financat dhe rrjedhimisht shërbimet ndaj qytetarëve.

“Kam thënë më parë se nëse do të vazhdojmë të trajtohemi kështu ‘Jelekët e vedhë’ të radhës do të jemi ne. Prandaj sot kemi vënë shiratat e zinj që të tregojmë se ky rrënim i bashkive do të jetë dhe rrënimi i shtetit dhe i kombit”, tha ai.

Qeveria ka caktuar 5 miliardë euro për bashkitë, të cilat mbulojnë shërbimet ndaj komuniteteve, nga te cilat tre miliardë për 450 bashkitë më të mëdha, por shoqata e kryebashkiakëve llogarit se fatura e vërtetë është 11 miliardë.

Kryeministri Michel Barnier njoftoi në fundjavë shkurtimet e “konsiderueshme” për pajisjet e bashkive, sipas tij prej “situatës së komplikuar financiare”.

Por kjo kundërshtohet nga bashkitë dhe kreu i senatit Gérard Larcher

“Shpresoj që këto masa të tërhiqen sepse janë jo vetëm të padrejta por sjellin dështimin e investimeve publike”, tha për rrjetin AFP, përfaqësuesi financiar i shoqatës Antoine Homé.

“Këto janë masa të padrejta, brutale, dhe të paefektshme, ne i kundërshtojmë ato pasi mbrojmë shërbimet publike lokale”, shtoi ai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot