“Do t’i përdorim të gjitha”, thotë Zelensky pasi Ukraina filloi sulmet me raketat ATACMS të SHBA-së

- Bota Sot

“Do t’i përdorim të gjitha”, thotë Zelensky pasi Ukraina filloi sulmet me raketat ATACMS të SHBA-së

Volodymy Zelensky është zotuar të përdorë të gjitha kapacitetet me rreze të gjatë veprimi të Ukrainës për të goditur brenda Rusisë pasi Kievi goditi një depo armësh me një sistem raketash ATACMS të furnizuar nga SHBA.

“Ne do t’i përdorim të gjitha”, u zotua presidenti ukrainas, duke përshkruar se si Ukraina prodhon raketat dhe dronët e saj dhe tani ka lirinë për të përdorur ATACMS.

Zyrtarët ukrainas më herët konfirmuan se raketat Atacms u përdorën në sulmin e natës që goditi një depo artilerie ruse, ku ruheshin edhe municionet e Koresë së Veriut, në rajonin kufitar Bryansk.

Në anën tjetër, Moska pretendoi se mbrojtja e saj ajrore “ka kapur” pesë nga raketat dhe nuk ka raportuar për dëme.

Sergei Lavrov, ministri i jashtëm i Rusisë tha se sulmi ishte një sinjal i qartë se Perëndimi dëshiron të përshkallëzojë konfliktin, duke pretenduar se do të kishte qenë “e pamundur” të kryhej pa ndihmën e Amerikës.

Dhe vetëm disa orë më pas, Vladimir Putin nënshkroi një ligj që lejon një sulm bërthamor në përgjigje të një sulmi me raketa me rreze të gjatë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot