Ndahet nga jeta polici nga Klina, ishte edhe ish-pjesëtar i UÇK-së

- Bota Sot

Ndahet nga jeta polici nga Klina, ishte edhe ish-pjesëtar i UÇK-së

Ka ndërruar jetë zyrtari i Policisë nga Klina, Deli Tigani.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij, përmes postimeve në rrjete sociale.

I ndjeri ka qenë edhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me fjalë prekëse për vdekjen e zyrtarit policor, ka reaguar një nga miqtë e tij, i cili ka treguar për virtytet me të cilat cilësohej Tigani.

“Deliu qysh në rini na u bashku në aksionet tona kundër regjimit serb. E kishim gjithëher në mbështetje të çdo aksioni. U dallua në luftën e UÇK-së edhe në liri në detyra të rëndësishme në Polici të Kosovës. Prehu në tokën e Kosovës që nuk kurseve asgjë për ta parë të lirë dhe prosperuar”, ka shkruar Abaz Foniqi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot