Refuzimi i grantit për gratë e Krushës, Peci: Nuk mundem me i thanë Fahrijes hajde të ndihmoj, e shkeli ligjin

- Gazeta e Prizrenit

Refuzimi i grantit për gratë e Krushës, Peci: Nuk mundem me i thanë Fahrijes hajde të ndihmoj, e shkeli ligjin

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci është deklaruar lidhur me refuzimin e grantit për gratë e Krushës, teksa ka mohuar ndikimin e tij në procesin e vlerësimit për fitimin e granteve.

Peci tha se gratë e Krushës sipas komisionit nuk i kanë përmbushur kriteret.

”Ministri nuk jep grant, për shkak se komisioni edhe sipas drejtorit bashkë me kryeshefin ata po deklarojnë që kooperativa Krusha ka aplikuar në vitin 2015 është shpallur fituese. Në vitin 2019 kanë aplikuar prapë s’kanë qenë përfituese nuk i kanë plotësu kriteret”, tha ndër tjera.

Ai tutje ka shtuar se nuk ”mundem me i thonë Fahrijes hajde të ndihmojë me përpilu grantin sepse është shkelje ligjore”.

”Kam shku i kam vizitu dy ose tre herë Fahrije Hotin kam marrë sugjerime se çfarë mundem me i përkrahë ka thënë se njëra prej produkteve që mungon, kemi ndihmuar në kuptimin që e kemi vizitu kam marrë sugjerime prej tyre, çdo tokë e punuar prej kooperativës marrin subvencione, në çështjen e granteve është projekti – nuk mundem me i thanë Fahrijes hajde të ndihmoj për me përpilu grantin sepse është shkelje ligjore”, tha Peci në RTV21.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit