Gjatë muajit shtator kanë lindur 2 mijë e 370 fëmijë. E që krahasuar me muajin gusht të po këtij viti, është një rritje e lindjeve prej 1 për qind. E vazhdojnë të prijnë me numër meshkujt. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), prej tyre 1251 janë meshkuj dhe 1 mijë e 119 femra.