Parashikimi i motit për të enjten – 21.11.

- Gazeta e Prizrenit

Parashikimi i motit për të enjten – 21.11.

Në orët vijuese si dhe pak kohë pas mesnatës, pritet të kemi depërtimin e frontit të ftohtë, i cili do të sjellë reshje të dendura shiu e bore, si dhe erëra të forta nga veriu, me shpejtësi prej 50-80 km/h.

Reshjet më të pranishme të borës pritet të jenë në Rrafshin e Kosovës, ndonëse në sasi më të pakta, megjithatë, nga pjesa qëndrore-lindore e në drejtim të verilindjes, pritet sasi më e madhe, ku sipas parashikimeve të fundit, trashësia mund të arrijë prej 5-15 cm. Në Rrafshin e Dukagjinit gjasat janë më të ulëta për reshje bore, megjithatë nuk përjashtohet mundësia.

Reshjet e borës mund të paraqiten lokalisht edhe në orët e mëngjesit, më pas dita do të vijojë me diell e vranësira.

Era gjatë ditës do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-30 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej -2 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 6°C. /MK



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit