Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht nga Njësiti FAST, në vazhdën e realizimit të detyrave e aktiviteteve policore për arrestimin e të dyshuarve me urdhërarrest ndërkombëtar, ka realizuar arrestimin e radhës së një personi të kërkuar.
Sot më 21.11.2024 rreth orës 11:30, si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve paraprake është arritur të lokalizohet dhe arrestohet një i dyshuar shtetas turk me inicialet S.Y., i lindur 1986, transmeton IndeksOnline.
Ai ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga Turqia me qëllim të vuajtjes së dënimit prej shtatë vjetëve burgim efektiv, për kryerjen e veprës penale, “Keqpërdorim i kartelave bankare”