“Inteligjenca Artificiale – E ardhmja që do ta jetojmë nesër”

- Bota Sot

“Inteligjenca Artificiale – E ardhmja që do ta jetojmë nesër”

Kryetarja e Degës së LDK-së në Bayern, Saranda Musliu është takuar me Prof. Dr. Hans-Joachim Hof, Zëvendës President i Technische Hochschule Ingolstadt dhe një nga ekspertët kryesorë të Bavarisë për Inteligjencën Artificiale si dhe Shefi i Grupit Kërkimor ‘Cybersecurity’.

Ai tha se kanë diskutuar për mundësitë që sjell AI, si dhe për zhvillimet e shpejta në këtë fushë.

Njoftimi i plotë:

AI: Inteligjenca Artificiale – E ardhmja që do ta jetojmë nesër.

Sot, pata kënaqësinë të diskutoj me Prof. Dr. Hans-Joachim Hof, Zëvendës President i Technische Hochschule Ingolstadt dhe një nga ekspertët kryesorë të Bavarisë për Inteligjencën Artificiale, si dhe Shefi i Grupit Kërkimor ‘Cybersecurity’. Diskutuam për sfidat dhe mundësitë që sjell AI, si dhe për zhvillimet e shpejta në këtë fushë…

Poashtu, Bavaria si një lidere botërorë në përdorimin e AI-së, ka krijuar një model të suksesshëm që përfshin sektorët e shëndetësisë, automobilistikës, si “Audi” dhe “Siemens” poashtu edhe në sektorin financiar. Ky model mund të shërbejë si një shembull i vlefshëm për shtetin tonë

veçanërisht në kontekstin e mundësive për zhvillimin e teknologjisë “AI”me ndonjë sektor specifike.

Për më tepër, LDK-ja ka përfshirë zhvillimin e teknologjisë dhe hapjen e qendrave kërkimore për “AI” si një prioritet i rëndësishëm në programin e saj “Rruga e Re”.

Do të mundohem që në të ardhmen të krijoj mundësi bashkëpunim ndër-shtetëror edhe në këtë sektor “AI”users me qëllim lehtësimin dhe harmonizimin e proceseve, duke sjellë përfitime konkrete për përdoruesit e saj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot