Policia e Kosovës ka dalur me njoftim për qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion për shkak të kushteve atmosferike në vend.
“Njësitet policore janë në teren të mobilizuara për të shtuar sigurinë në trafik dhe po trajtojnë aksidentet që kanë ndodhur.
Me qëllim që të rritet vigjilenca dhe kujdesi, apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë të përqendruar në ngasje dhe t’ia përshtatin shpejtësinë kushteve të rrugëve”, thuhet në njoftimin e policisë./IO