Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro komunave për të mbuluar pagat në sektorin e arsimit.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se ekzekutivi po iu del në ndihmë komunave që s’kanë arritur të mbulojnë pagat, kryesisht për sektorin e arsimit që rrjedhin nga kontrata kolektive.
Ky vendim u bë në kuadër të kërkesës për kursime dhe ndarje.
Disa komuna kanë qenë duke u përballë me mungesë të buxhetit për punonjësit e arsimit.