Policia e Kosovës, që nga mëngjesi i sotëm kishte nisur një aksion me bastisje nëpër lokacione të ndryshme në komunat veriore të vendit.
Nga ky aksion është kapur arsenal i madh armatimi, por edhe uniforma ushtarake e policore e gjësende tjera.
Policia organizoi konferencë për media, ku ekspozoi gjësendet e konfiskuara gjatë bastisjeve dhe trego se nga bastisja në 10 lokacione në pranga përfunduan 8 persona si të dyshuar kryesor lidhur me shpërthimin e mbrëmshëm te kanali i ujit në Ibër-Lepenc.
Siç shihet, aty ishte edhe një stemë e UÇK-së, pastaj kishte edhe uniforma të Policisë së Kosovës.