Një muaj nga tragjedia ku 15 persona humbën jetën në Novi Sad, organizohet protestë – policia rrit prezencën në çdo rrugë

- Bota Sot

Një muaj nga tragjedia ku 15 persona humbën jetën në Novi Sad, organizohet protestë – policia rrit prezencën në çdo rrugë

Pikërisht një muaj nga tragjedia në stacionin e trenit në Novi Sad të Serbisë, kur nga objekti i rinovuar ra kulmi që ia mori jetën 15 personave, organizatat “Stav” dhe “Sviqe” po organizojnë protestë ku nga personat kompetent kërkojnë llogari që personat përgjegjës për tragjedinë që jenë prapa grilave dhe po pyesin se pse një gjë e tillë deri më tani nuk ka ndodhur.

Turma e protestuesve ka parakaluar pranë zyrave të SNS-së, ku edhe është vendosur kordoni i mbështetësve që po bëjnë thirrje të mos bien pre e provokimeve.

Protestuesit gjenden edhe para presidencës së Serbisë, ku po ndezin qirinj në nderë të atyre që humbën jetën në këtë tragjedi.

Edhe deputetët të shumtë kanë shkuar në Novi Sad, si dhe shumë pjesëtarë tjerë të opozitës në këtë qytet.

Organizatorët vazhdimisht po u bëjnë thirrje pjesëmarrësve të mos prekin asgjë nga hapësirat e SNS-së dhe të injorojnë provokimet, ku tashmë kanë arritur shumë aktivistë.

“Në qendër do të gjenden ombrellat e kuqe. Sapo të arrijmë do ta lyejmë rrugën në shesh. Përsëris, mos prekni komunën brenda të cilës tashmë gjendet xhandarmeria”, ka bërë thirrje njëri prej organizatorëve.

Në shumë video amatore, shihet numër i madh i veturave të policisë që po shpërndahen rrugëve të Novi Sadit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot