Zelensky: Kur të marrim armë e garanci mund të takohemi me vrasës rusë

- Bota Sot

Zelensky: Kur të marrim armë e garanci mund të takohemi me vrasës rusë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi sot se vendi i tij ka nevojë për më shumë armë dhe garanci sigurie të NATO-s përpara bisedimeve të mundshme me Rusinë për ti dhënë fund pushtimit që filloi në vitin 2022.

Zelensky pas një takimi me shefen e re të diplomacisë evropiane Kaja Kallas dhe presidentin e ri të Këshillit Evropian Antonio Costa në Kiev, tha se ftesa për tu anëtarësuar në NATO është e nevojshme për mbijetesën e ukrainasve.

Ai tha se Ukraina ka nevojë për armë, duke përfshirë një sasi të mjaftueshme armësh të ndryshme për distanca të gjata.

"Vetëm kur ti kemi të gjitha këto elemente dhe kur të jemi të fortë, do të duhet të përcaktojmë agjendën për takimin me vrasësit", tha Zelensky duke iu referuar thirrjeve nga aleatët e Kievit për fillimin e negociatave me Moskën.

Megjithatë, diplomatët perëndimorë besojnë se ka pak mundësi që Aleanca ti japë Ukrainës statusin e një anëtari në të ardhmen e afërt, duke pasur parasysh kundërshtimin e një numri të madh vendesh që kanë frikë nga përfshirja direkte në luftë me Rusinë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot