KEK njofton se Njësia B1 ndalet për dy ditë

- Gazeta e Prizrenit

KEK njofton se Njësia B1 ndalet për dy ditë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se sonte para pas mesnate është ndalur njësia B1, sipas një planifikimi të mëhershëm.

Në njoftim thuhet se kjo ndalesë është e nevojshme për të siguruar që njësia të jetë në kushte optimale për prodhim dhe për të garantuar vazhdimësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrik.

“Gjatë kësaj ndalese të shkurtër dy-ditore, do të kryhet një kontroll teknik i pajisjeve dhe eliminimi i defekteve. Ky proces pritet të përfundojë nesër gjatë ditës, dhe njësia do të kthehet në prodhim në mbrëmje, rreth orës 20:00. Kjo ndalesë është e nevojshme për të siguruar që njësia të jetë në kushte optimale për prodhim dhe për të garantuar vazhdimësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike”, njofton KEK.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit