Ia mësynë pozicioneve të ukrainasve në Kursk, trupat e Zelenskyt arrijnë t’i zënë rob lufte 11 ushtarë të Putinit

- Bota Sot

Ia mësynë pozicioneve të ukrainasve në Kursk, trupat e Zelenskyt arrijnë t’i zënë rob lufte 11 ushtarë të Putinit

Brigada e 80-të e ushtrisë ukrainase, ka arritur të zë rob lufte 11 ushtarë rusë gjatë një beteje të ashpër në rajonin rus Kursk.

Gjatë një operacioni të dështuar të rusëve në Kursk, ishin trupat ukrainase që arritën të mundin këmbësorinë ruse atje.

Disa prej tyre ikën, ndërsa tjerët u zënë rob lufte derisa po fshiheshin në rrënoja në vendin ku u zhvilluan luftimet e ashpra.

Një video e shpërndarë nga ukrainasit, shfaq ushtarët rusë – që janë ish-të burgosur që kanë nënshkruar kontratë me ushtrinë ruse që t’ju bashkohen në luftë kundër ukrainasve.

Në video, rusët thonë se kishin për detyrë të rikthejnë kontrollin mbi zonat që aktualisht i mbajnë ukrainasit.

Ata pranojnë se nuk janë trajnuar mirë dhe se u mungonin edhe pajisjet adekuate – duke theksuar se eprorët e tyre janë larguar nga fushëbeteja sapo kanë parë ukrainasit. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot