Këpuca e Artë, sensacioni Marmoush i “rrezikon” Lewan e Kanen

- Bota Sot

Këpuca e Artë, sensacioni Marmoush i “rrezikon” Lewan e Kanen

Robert Lewandowski mbetet në krye të renditjes për Këpucën e Artë pa marrë parasysh humbjes në shtëpi të Barcelonës.

Sulmuesi polak ndiqet gjithmonë nga Harry Kane, i cili nuk arriti të shënonte në derbin me Borussia Dortmundit në fundjavë.

Ndërkaq, pozita e tretë është rezervuar për Omar Marmoush.

Futbollisti i Eintracht Frankfurt e kaloi Erling Haalandin, i cili është kapluar nga kriza e Manchester Cityt.

Me pikë të njëjta me sulmuesin norvegjez në fakt gjendet Victor Guokeres i Sporting Lisbonës, ndërsa me pikë të njëjta po ashtu është sulmuesi i Atalantas, Mateo Retegui.

Prapa tyre gjenden sulmuesit e klasit botëror si Mohamed Salah, Kylian Mbappe, Cole Palmer, Jonathan David e Vinicius Junior.

Më poshtë mund ta shihni renditjen, e cila i përfshin lojtarët që luajnë në liga që e kanë koeficientin superior të numrit 1.

Në pesë ligat më të forta evropiane, Premierliga, La Liga, Serie A, Bundesliga e Ligue 1 një gol vlerësohet me 2 pikë, ndërsa në ligat tjera më mesatare, një gol vlerësohet me 1,5 pikë.

Gara për Këpucën e Artë

Robert Lewandowski (Barcelona) 30 pikë (koeficienti 2)

Harry Kane (Bayern Munich) 28

Omar Marmoush (Eintracht Frankfurt) 26

Victor Gyokeres (Sporting) 24 (koeficienti 1,5)

Erling Haaland (Manchester City) 24

Mateo Retegui (Atalanta) 24

Mohamed Salah (Liverpool) 22

Bradley Barcola (Paris Saint-Germain) 20

Marcus Thuram (Inter) 18

Jonathan David (Lille) 18

Raphinha (Barcelona) 18

Chris Wood (Nottingham Forest) 18

Mason Greenwood (Marseille) 18

Moise Kean (Fiorentina) 18

Jonathan Burkardt (Mainz) 18

Bryan Mbeumo (Brentford) 16

Joane Wissa (Brentford) 16

Nicolas Jackson (Chelsea) 16

Ante Budimir (Osasuna) 16

Cole Palmer (Chelsea) 16

Vinicius Junior (Real Madrid) 16

Kylian Mbappé (Real Madrid) 16

Tim Kliendienst (Bor. M’Gladbach) 16.



Lexoni të gjitha në Bota Sot