Dardan Miftari para derbit me FC Shkupin: Pres fitore për ditëlindje

- Bota Sot

Dardan Miftari para derbit me FC Shkupin: Pres fitore për ditëlindje

Të martën do të jemi mysafir të FC Shkupit në stadiumin e Çairit, aty ku një pjesë të karrierës së tij, si portier profesionist, ka kaluar edhe Dardan Miftari, tashmë aktualisht pjesë e skuadrës tonë. Trajneri i portierëve besojmë se është më i denji për të folur në prag të këtij takimi derbi…

Të martën në Shkup do të zhvillojmë një ndeshje të madhe kundër FC Shkupit. E njëjta duheshe të zhvillohet të dielën, mirëpo për shkak kushteve klimatike, u shtye për të martën. Kësisoj ekipi kishte në disponim edhe disa ditë shtesë për tu stërvitur, teksa të njëjtat ditëve të fundit u realizuam në ambient të mbyllur.

Lidhur me përgatitjet e ekipit, por dhe atmosferën brenda kampit “bardhekuq”, ka folur trajneri i portierëve, Dardan Miftari, i cili sot feston datëlindjen e tij të 41-të.

“Atmosfera në skuadër është e shkëlqyer, kemi të bëjmë me djem ambicioz që janë të etur për suksese dhe fitore në çdo ndeshje. Futbollistët ndjehen shumë mirë pas fitores së fundit kundër Pelisterit, ekipi mjekësor ka rikuperuar ekipin, ashtu që për ndeshjen e së martës kundër FC Shkupit janë të gjithë të gatshëm” – thotë Dardan Miftari, duke potencuar se skuadra nuk ka hapësirë për kalkulime në këtë fazë të ndeshjeve, që është shumë e rëndësishme për vijimin e garave në pjesën pranverore.

“Të martën kundër FC Shkupit do të japim më të mirën, kjo pasi jemi në një fazë të ndeshjeve ku nuk nuk na lejohen kalkulimet, madje as barazimet. Duke parë renditjen tabelare, janë plotë 5 skuadra konkurrente për vetë kreun e tabelës, ashtu që do të duhet ta menaxhojmë shumë mirë situatën aktuale në skuadër” – shprehet Miftari, që nuk harron disfatën në ndeshjen e parë të këtij sezoni kundër FC Shkupit në Strugë.

“Besojmë fuqishëm tek tre pikëshi në këtë ndeshje, pasi vetëm në atë mënyrë do ti kundërpërgjigjeshim kundërshtarit tonë për atë disfatë në Strugë, në ndeshjen e parë të këtij sezoni”.

“Besoj se jemi të përgatitur mirë për këtë ndeshje. Futbollistët tanë kanë marrë detyrat e tyre dhe shpresoj që të njëjtat me përpikshmëri do ti demonstrojnë edhe në fushën e blertë” – u shpreh Miftari, që nuk e kënaq fakti se kjo ndeshje derbi të martën do të luhet pa prezencën e publikut.

“E dimë se tashmë kjo ndeshje do të luhet me tribuna të zbrazura dhe kjo mendoj se është mëkat për një ndeshje derbi.

Prezenca e publikut është e mirë, si për ne, ashtu edhe për çdo skuadër tjetër, sidomos në stadiumin e Çairit, ku dihet se kemi të bëjmë me një ndër tifo grupet më të mira në trojet shqiptare (Shvercerat). Kështu të martën nuk do të mund të shohim spektakël në tribuna, mirëpo e rëndësishme për ne, është që si skuadër jemi të fokusuar në këtë përballje, nga e cila shpresojmë që në fund të dalim fitues neve”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot