Federata e Rumanisë reagon sërish për ndeshjen ndaj Kosovës

- Bota Sot

Federata e Rumanisë reagon sërish për ndeshjen ndaj Kosovës

Federata Rumune e Futbollit ka njoftuar se do të apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv vendimin e marrë nga UEFA pas incidenteve në ndeshjen Rumani – Kosovë, të luajtur më 15 nëntor 2024, në Arenën Kombëtare në Bukuresht.

Ndeshja u ndërpre në minutat shtesë pas futbollistët e Kosovës refuzuan të luajnë në një atmosferë ku provokoheshin nga tifozët vendas dhe fyheshin vazhdimisht. Arbitri kryesor përfundoi ndeshje pas një pritjeje mbi një orë, gjatë së cilës në fushë mbeti vetëm skuadra rumune.

“Federata e Futbollit të Rumanisë beson se sanksionet e vendosura nga UEFA janë të pajustifikuara dhe tërheq vëmendjen për mungesën e masave ndaj federatës së Kosovës.

Kosova ka shkelur parimin më të rëndësishëm në futboll, që ndeshja të luhet në fushë. Megjithatë, ekipi kosovar nuk u sanksionua. Në vend të kësaj, ne morëm disa gjoba dhe një sanksion që e konsiderojmë shumë të lartë”, tha Razvan Burleanu, president i Federatës Rumune të Futbollit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot