Bayer Leverkusen do të përballet sot me Bayernin

- Bota Sot

Bayer Leverkusen do të përballet sot me Bayernin

Bayer Leverkusen do të përballet sot me Bayernin në Kupën e Gjermanisë me objektivin për të fituar dhe avancuar më tej. Ata synojnë të mbrojnë trofeun e fituar sezonin e kaluar.

“Ky turne është gjithmonë shumë i veçantë. Të luash në Mynih është ndoshta sfida më e madhe.

Është një ndeshje themelore për të gjithë. Ne e dimë se sa e vështirë është në Allianz Arena kundër një skuadre të shkëlqyer. Gjithçka mund të ndodhë, ne do të luftojmë dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi”, tha Alonso.

“Të shohim se çfarë do të ndodhë në fushë. Ndoshta do të ketë momente kur duhet të mbrohemi pak thellë, kjo është normale. Por jo për të gjithë ndeshjen. Ne, gjithashtu, duam të luajmë mirë me topin”, shtoi trajneri spanjoll.

Më tej, Xabi Alonso shtoi: “Bayern është agresiv dhe bën shumë presion, ndaj duhet të jemi gati për këtë. Por nuk është vetëm kaq, duam të japim një performancë të plotë, të fitojmë dhe kualifikohemi për më tej”.

Në lidhje me faktin se për Bayern do të mungojë Harry Kane, trajneri Alonso komentoi: “Harry Kane është një lojtar i rëndësishëm, por ata kanë shumë opsione përpara me Thomas Müller, Gnabry, Olise, Tel etj në lojën në krahë. Ata kanë dy lojtarë për çdo pozicion”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot