Ernest Gjoka zyrtarizohet

- Bota Sot

Ernest Gjoka zyrtarizohet

Tashmë është zyrtare: Ernest Gjoka është trajneri i ri i Skënderbeut. Ka qenë klubi korçar që me anë të një postimi në rrjetet sociale zyrtarizon trajnerin e ri.

“Ernest Gjoka zyrtarisht bardhekuq! Tekniku Ernest Gjoka ka arritur marrëveshjen me klubin dhe është zyrtarisht trajner i Skënderbeut.

Menjëherë pas prezantimit, Ernest Gjoka do të nisë përgatitjet për takimin e rradhës ndaj Tiranës në stadiumin “Skënderbeu”. Mirë se vjen Ernest Gjoka!”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Ernest Gjoka rikthehet të drejtojë në Abissnet Superiore, pas eksperiencave të fundit në Maqedoninë e Veriut. 54-vjeçari është një nga trajnerët më të njohur në vend dhe gjatë karrierës së tij ka drejtuar disa skuadra si: Apolonia, Kamza, Tomori, Flamurtari, Kukësi dhe Vllaznia



Lexoni të gjitha në Bota Sot