Takaj: Nuk heq dorë nga pretendimet, i njoh cilësitë e skuadrës time

- Bota Sot

Takaj: Nuk heq dorë nga pretendimet, i njoh cilësitë e skuadrës time

Ernest Gjoka është zyrtarizuar ditën e sotme te Skënderbeu nga Ardian Takaj. Ky i fundit e ka prezantuar para mediave, ndërsa ka theksuar se palët kanë firmosur kontratë për 1 vit e gjysëm.

Kreu i klubit korçar thekson se Skënderbeu nuk është vetëm për të marrë pjesë, por klubi ka pretendime.

“Ky është vendimi i klubit, që për 1 vit e gjysmë këtë klub ta drejtojë Ernest Gjoka.

Besoj e dini dhe vetë se ka përvojë shumë të madhe në Superligë, ka dhe eksperienca jashtë Shqipërisë, besoj me punën, me profesionalizmin, besoj do na ndihmojë dhe neve dhe veten e tij, për të pasur rezultate për pretendimet që ka klubi ynë.

Nuk heq dorë nga pretendimet, nuk kemi ardhur në Superiore vetëm për të marrë pjesë. Që nga fillimi i sezonit kemi pasur pretendimet, kemi skuadrën, njohim cilësitë e Superiores dhe çfarë cilësie kemi vetë, nuk kemi pretendime në ajër, por reale”, ka theksuar shkurtimisht Takaj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot