Në Shkodër sfidë brenda sfidës

- Bota Sot

Në Shkodër sfidë brenda sfidës

Në Shkodër do të luhet një duel mjaft i rëndësishëm mes Vllaznia dhe Dinamos. Sfidë kjo që do të startojë në orën 19:30 në “Loro Boriçi”. Dy ekipet ndodhen në “top-4” dhe është një duel direkt për t’u ngjitur më shumë në klasifkim.

Por në Shkodër nuk do të jetë vetëm një përballje mes kuqebluve dhe dinamovitëve, pork a një sfidë brenda sfidës.

Kështu do të vihen përballë golashënuesit e të dyja skuadrave që kryesojnë listën.

Bekim Balaj deri më tani ka arritur të shënojë 8 gola, ndërsa ndiqet nga Baton Zabërgja dhe Itodo Mandela. Ky i fundit do të mungojë për shkak dëmtimi dhe praktikisht e ka humbur “luftën” me Balajn.

Ndërkohë Zabërgja do të tentojë të shënojë në Shkodër për të barazuar dhe parakaluar shkodranit. Një duel special dhe mjaft interesant mes dy sulmuesve për kreun e golashënuesit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot