Max Eberl: Kjo dhemb! Media zvicerane lartëson Granit Xhakën e Xabi Alonson

- Bota Sot

Max Eberl: Kjo dhemb! Media zvicerane lartëson Granit Xhakën e Xabi Alonson

Futbolisti Granit Xhaka me Bayer Leverkusenin mbrëmë festuan eliminimin e Bayernit në Munih, duke e mposhtur me rezultat 1:9 dhe avancuan në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.

“Xhaka dhe Alonso të pamposhtur”, ka shkruar media zvicerane “Blick”.

“Leverkusen i Granit Xhakës e eliminon Bayernin nga kupa. 

Leverkusen mundi Bayernin në kupë dhe është i pamposhtur kundër Bayern Munihut pesë herë radhazi.

Xhaka dhe Alonso nuk kanë humbur kurrë kundër Bayernit!

Gjërat nuk shkuan siç ishte planifikuar për Leverkusen këtë sezon në krahasim me sezonin e kaluar.

Ata tashmë janë shtatë pikë prapa liderit Bayern Munih në Bundesligë. Aq sa presidenti i nderit Uli Hoeness (72) së fundmi premtoi titullin kampion gjatë një paraqitjeje në Zurich”, shkruan më tej.
Media zvicerane lartësoi Granit Xhakën dhe trajnerin Xabi Alonso.

“Për Bayernin, humbja e fundit nënkupton kapitullin e radhës në një seri të jashtëzakonshme të pasuksesshme në Kupën DFB. Për të pestën herë radhazi, skuadra e rekordeve nuk do ta fitojë trofeun”, shkruan më tej. “Kjo dhemb, të gjithë janë ulur në teshatore duke u ndjerë të dëshpëruar", -  u desh të pranojë drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl.

Ai reagon me nervozizëm ndaj kritikave në rritje se Bayern nuk luan mirë ndaj kundërshtarëve të mëdhenj. “E di që je shumë kritik dhe vë në dyshim gjithçka”, - iu përgjigj mes të tjera ai gazetarit të “Kicker”. Për Eberl, loja është gjithsesi e vështirë për tu vlerësuar. "Ne ishim me një lojtar më pak, kështu që kjo lojë është jashtë statistikave që dëshironi të renditni këtu", - shpjegon ai. Portieri Manuel Neuer u ndëshkua me karton r herë të parë në karrierën e tij pas një çerek ore.



Lexoni të gjitha në Bota Sot