Skandal, goli i Ivanovskit ishte me dorë, flet trajneri i skuadrës shqiptare

- Bota Sot

Skandal, goli i Ivanovskit ishte me dorë, flet trajneri i skuadrës shqiptare

Besa nga Dobërdolli ka pësuar humbje në Manastir nga Pelisteri me rezultat 1-0.

Një gol që shihej qartë se ishte i shënuar me dorë nga kapiteni Ivanovski.

Gjyqtari Aleksandar Stavrev, që njihet si nga më të mirët në historinë e futbollit vendor, si duket kishte vendosur që t’ju bëj dhuratë vendësve në ndeshjen e tij të fundit, pasi do të pensionehet, pa harruar se Besa gjithmonë do ta kujtojë për padrejtësinë e tij.

Pas ndeshjes trajneri Burim Sadiki ka dhënë komentin e tij për takimin e sotëm.

“Po ndeshje e vështirë, ku mendoj se ekipi bëri një paraqitje solide gjatë gjithë ndeshjes. Mendoj që aspak nuk e merituam humbjen. Mirëpo në futboll këto lloj ndeshje janë prezente dhe ne tani më duhet të koncentrohemi për ndeshjen e radhës.

Sa i përket referimit nuk dua aspak ta komentoj, pasi janë situata që në dy ndeshjet e fundit tek ne kanë ndikuar në rezultat.

A ishte goli prekje me dorë? Po, pastër, duket edhe në video se kishte lojë me dorë”, tha për Open-TV, trajneri Burim Sadiki.

Besa pas javës së 17-të renditet e 9-ta tabelë me 13 pikë, kurse në ndeshjen e fundit e pret Shkupin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot