Lojtari refuzon

- Bota Sot

Lojtari refuzon

Man. Junajted braktisi planet për një iniciativë pro LGBTQ+ që kishte në fuqi për dy sezonet e fundit për shkak të refuzimit të një lojtari. Klubet e Premier Ligës kanë mbështetur fushatën Rainbou Lases, në partneritet me shoqatën bamirëse “Stonevall”, në një përpjekje për të përmirësuar përfshirjen e LGBTQ+ në sport.

Kapiteni Bruno Fernandes ishte një nga shumë kapitenët që mbajti në krahë një shirit të veçantë ylberi në fitoren 4-0 të Evertonit, por doli se një gjest tjetër u anulua nga lojtarët e Man. Junajtedit.

Sipas mediumit “The Athletic”, lojtarët e Man. Junajtedit ishte planifikuar të mbanin një xhaketë ylberi për sezonin e tretë radhazi, por nënshkrimi i verës Noussair Mazraoui refuzoi të merrte pjesë. Ish-mbrojtësi i Bajern Munihut u tha shokëve të tij se nuk dëshironte të vishte një xhaketë ylberi nga Adidas për shkak të besimit të tij mysliman.

Kështu lojtarët vendosën që asnjëri prej tyre nuk do ta vishte atë në vend që Mazraoui të ishte i vetmi jopjesëmarrës. Vendimi u mor disa orë para të dielës dhe raporti thotë se jo të gjithë në dhomën e zhveshjes së Junajtedit ishin të kënaqur me vendimin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot