Policia në Prizren është alarmuar sot pasdite pas denoncimit të një rasti në një kafteri, ku u kap një person me një mjet shpërthyes që e mbante në xhep. Aktivizimi i Policisë rezultoi em arrestimin e të dyshuarit, emër i njohur për organet e rendit, raporton Gazeta Sinjali.
Incidenti u shënua në lokalin ‘Best Caffe’ në Prizren dhe tashmë vendi i ngjarjes po ekzaminohet nga njësitet policore.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i dyshuar është Albin Kadrija, i njohur si ‘Giga i Vogël’.