Është arrestuar një person i moshës 47-vjeçari në Suharekë, pasi ishte i përfshirë në një rast që po hetohej dhe gjatë arrestimit, në çantën e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë së bashku me një karikator.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, njofton Klankosova.tv.
“Me datën 10.12.2024 zyrtar policor nga Stacioni Policor në Suharekë në vazhdën e hetimeve të një rasti me dyshimin se i dyshuari R.B. (viti i lindjes 1977) ishte i përfshirë në të, gjatë arrestimit dhe kontrollit në çantën e tij i është gjetur dhe konfiskuar një armë e kalibrit 9mm se bashku me një karikator”.
“I dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”, thuhet në njoftimin e policisë.